Macron: Vetëm Ukraina mund të vendosë për territoret e saj

Ditën e sotme Presidenti francez Emmanuel Macron dhe homologu ukrainas Volodymyr Zelensky, kanë zhvilluar një takim në Paris.

Sipas mediave të huaja, Presidenti francez u ka thënë mediave se Rusia nuk ka treguar shenja se do t’i japë fund agresionit.

Macron shtoi se vetëm Ukraina mund të vendosë për territoret e saj kur bëhet fjalë për kompromise të mundshme në bisedimet e paqes të udhëhequra nga SHBA-të.

Ai tha se evropianët dhe aleatët e Ukrainës duhet të jenë rreth tryezës së negociatave për të siguruar garancitë e sigurisë dhe se duhet të ketë më shumë qartësi mbi gatishmërinë e Rusisë për të ecur përpara pas bisedimeve me Uashingtonin këtë javë.

Ndërkohë, Zelenskyy deklaroi se garancitë e sigurisë janë një përparësi për Ukrainën, si dhe ruajtja e sovranitetit.

Presidenti i Ukrainës shtoi se shpreson të flasë me homologun amerikan Donald Trump pas vizitës së Steve Witkoff në Rusi këtë javë.

Ai tha gjithashtu se Rusia nuk duhet të marrë asnjë shpërblim për luftën e saj në Ukrainë dhe këmbënguli se përparimet e raportuara të Moskës në vijën e frontit janë të ekzagjeruara.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ publikon shpenzimet: Vetëvendosje shpenzoi mbi 992 mijë euro në fushatën për zgjedhjet lokale

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar raportet raportet e paaudituara të deklarimit financiar të fushatës zgjedhore të subjekteve politike për Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale, të cilat janë mbajtur më 12 tetor 2025. Nga…

    IPK kërkon inicim të rastit për kallëzim të rremë për personin që u ankua për keqtrajtim nga Policia e Kosovës në Leposaviq

    IPK përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se para mesnatës së datës 13 janar të këtij viti hetuesit e saj janë njoftuar nga Policia e Kosovës lidhur me një ankues i cili pretendonte se ishte keqtrajtuar nga…