Itali: Grabitje spektakolare e furgonit të parave, dyshohet se u aplikuan teknika të Ndranghetës

Grabitje spektakolare në rajonin e Kalabrisë në jug të Italisë, atje ku një grup grabitësish arritën të rrëmbenin nga një furgon për transportin e shumave monetare 2 milionë euro.

Ngjarja ndodhi në 6:30 të mëngjesit të kësaj të hëne në një autostradë pranë Shilas, qytezës që ndodhet në brigjet kalabreze në pikën më të afërt mes Italisë kontinentale dhe Siçilisë.

Dhjetë pjesëtarë të një grupi të armatosur dolën përpara furgonit të blinduar të mbushur me para. Brenda pak minutash, pasi i bllokuan rrugën me makinat e tyre, grabitën të gjitha paratë dhe i futën në automjetin e tyre, për t’u larguar me shpejtësi.


Që të mos ndiqeshin nga policia, u vunë flakën edhe dy automjeteve duke bllokuar qarkullimin në njërin krah të autostradës. Hodhnë po ashtu gozhda në rrugë për t’u siguruar.

Në këtë ngjarje nuk pati të plagosur. Paratë ishin të destinuara për pensione dhe shpërblime festive. Hetuesit dyshojnë se banda është shumë e specializuar, ka përdorur teknikë të sofistikuar dhe mund të ketë vepruar nën autorizimin e Ndrangheta-s lokale.

Veprimet pasqyrojnë një stil të njohur në grabitjet e blindave në Itali, duke treguar organizim dhe shkathtësi të lartë kriminale.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…