Ish-gjenerali i FSK’së aderon në LDK

Gjenerali i pensionuar nga Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK), Gëzim Hazrolli, ka kaluar në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, për të cilin njoftoi se ishte edhe komandant i brigadës 123 të UÇK’së gjatë kohës së luftës, shkruan KFVA.

“Sot, Lidhja Demokratike e Kosovës mirëpret një nga figurat më të shquara të mbrojtjes sonë kombëtare: Gjeneral Major Gëzim Hazrollin – ushtarakun që në luftë udhëhoqi me guxim, në paqe shërbeu me përkushtim, dhe në shtet ndërtoi me urtësi.

Në vitet vendimtare të çlirimit, si Komandant i Brigadës 123, të UÇK-së, ai ishte ndër njerëzit që mbajtën vijën e frontit – me përgjegjësi dhe me sakrificë. I qetë në vendimmarrje, i saktë në udhëheqje, i palëkundur në detyrë. Prej atyre burrave që i kanë dhënë peshë fjalës komandant”, ka thënë ndër të tjera Abdixhiku.

“Nga viti 2009 deri në maj 2025, në pozitat më të larta drejtuese të FSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes, ai ishte pjesë e çdo procesi kyç të modernizimit: ngritja e kapaciteteve luftarake, profesionalizimi i trupës, ndërtimi i standardeve që sot e lidhin ushtrinë tonë me partnerët euroatlantikë”, vijon përshkrimin ai. 

  • Shkrime të ngjashme

    Udhëheqësja e opozitës venezueliane ia dhuron Trumpit Nobelin për Paqe

    Udhëheqësja e opozitës venezueliane, María Corina Machado, ia ka dhuruar medaljen e saj të Çmimit Nobel për Paqe presidentit Donald Trump gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë, duke thënë se kjo ishte një shenjë mirënjohjeje për angazhimin e tij…

    Bibiliotekisti merrte pagë pa shkuar në punë, arrestohet edhe Drejtori i shkollës – dyshohet se dëmtuan buxhetin mbi 19 mijë euro

    Policia e Kosovës ka arrestuar Drejtorin e një shkollë në Gjilan, si dhe një zyrtar në po të njëjtën shkollë. Ata dyshohen për keqpërdorim të pozitave dhe se kanë dëmtuar buxhetin e shtetit në vlerë mbi 19 mijë euro, shkruan…