Grabitje si në filma në një autostradë në Itali, vjedhen afro dy milionë euro

Një grabitje me vlerë afërsisht dy milionë euro u krye këtë mëngjes në provincën e Reggio Calabria-s, përgjatë autostradës, në Itali.

Siç raporton mediumi italian ‘Il Messagero‘, cak ishte një automjet të blinduar në pronësi të kompanisë Sicurtransport. Grabitja ndodhi brenda një tuneli midis kryqëzimeve Scilla dhe Bagnara, në drejtim të veriut.

Gjatë grabitjes, banditët qëlluan disa herë, por për fat të mirë nuk pati të lënduar. Për të bllokuar trafikun dhe për të lehtësuar arratisjen e tyre, kriminelët i vunë flakën dy makinave në rrugë.

Policia italiane e shtetit dhe Departamenti i Zjarrfikësve mbërritën në vendngjarje për të menaxhuar situatën dhe për të nisur një hetim.

Autoritetet po mbledhin deklaratat e dëshmitarëve dhe po shqyrtojnë kamerat e mbikëqyrjes në autostradë për të identifikuar personat përgjegjës dhe për të rindërtuar detajet e incidentit. 

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…