Frika nga Rusia, admirali i NATO: Po shqyrtojmë një sulm parandalues

NATO po shqyrton mundësinë e të qenit “më agresiv” në reagimin ndaj sulmeve kibernetike, sabotimit dhe shkeljeve të hapësirës ajrore nga Rusia.

Kështu ka bërë me dije oficeri më i lartë ushtarak i aleancës Admirali Giuseppe Cavo Dragone. Në një prononcim për tha Financial Times Dragone tha se aleanca ushtarake perëndimore po shqyrton mundësinë e rritjes së reagimit të saj ndaj luftës hibride nga Moska.

“Po studiojmë gjithçka… Në lidhje me kibernetikën, ne jemi disi reaktivë. Të qenit më agresivë ose të qenit proaktivë në vend të reaktivëve është diçka për të cilën po mendojmë”, tha Dragone, i cili është kryetar i komitetit ushtarak të NATO-s.

Dragone tha se një “sulm parandalues” mund të konsiderohet një “veprim mbrojtës”, por shtoi: “Është më larg mënyrës sonë normale të të menduarit dhe sjelljes.” 

  • Shkrime të ngjashme

    Arratisja e Altin Ndocit, arrestohet pas shkarkimit ish-drejtori i Burgut të Durrësit

    Drejtori i shkarkuar i burgut të Durrësit, Indrit Cërloj, pas arratisjes së Altin Ndocit, është arrestuar nga Policia, si i akuzuar për “shpërdorim detyre”. Pas arratisjes së Ndocit, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve zbardhi të gjitha shkeljet që dyshohet të…

    Shifrat e fushatës: Sa ka investuar AAK për zgjedhjet lokale

    KQZ ka bërë publike detajet financiare të fushatës së AAK-së për zgjedhjet lokale të këtij viti. Raporti i paaudituar tregon se partia e Ramush Haradinajt ka shpenzuar mbi 24 mijë euro, kryesisht për reklama, paga dhe detyrime të tjera, duke…