Dënohet kryebashkiaku francez, kjo është arsyeja

Një gjykatë në Francë ka dënuar me pesë vite burg kryebashkiakun e qytetit Saint-Étienne, pranë Lionit, Gaël Perdriau, për shantazhimin e një rivali politik përmes një videoje intime.

Sipas raportimit të “Le Figaro”, gjykata e konsideroi të provuar se politikani 53-vjeçar konservator kishte organizuar filmimin me kamera të fshehtë të zëvendësit të tij në shoqërinë e një punonjësi seksual mashkull në një hotel të Parisit.

Deputeti dyshohet se ishte vënë qëllimisht në kurth për ta nxjerrë jashtë loje politikisht.

Nga pesë vitet e dënimit, një vit u pezullua.

Perdriau mohoi deri në fund akuzat në sallën e gjyqit dhe ka paralajmëruar se do të apelojë vendimin. Megjithatë, ai duhet të lërë menjëherë detyrën në bashki pas shpalljes së dënimit.

Gjyqtarja Brigitte Verney e cilësoi çështjen si me “rrezikshmëri ekstreme për mënyrën si u kryen veprat”.

Tre persona të tjerë të përfshirë në skemën e shantazhit, e cila ka zgjatur për disa vite, u dënuan gjithashtu me burg.

Partia konservatore “Les Républicains”, ku Perdriau ishte nënkryetar në atë kohë, e ka përjashtuar tashmë për përdorimin e “metodave të neveritshme” kundër një rivali politik.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…