Aksident tragjik në Zvicër, vdes një 39-vjeçar nga Maqedonia e Veriut

Një aksident i rëndë rrugor me pasoja fatale dhe elemente të veprës penale tronditi Zvicrën këtë fundjavë.

Në incidentin që ndodhi në Schlieren, kantoni i Cyrihut, humbi jetën tragjikisht një 39-vjeçar nga Maqedonia e Veriut. Sipas raportimeve të mediave në Zvicër, shoferi, po ashtu 39-vjeçar nga Maqedonia e Veriut, pas përplasjes fillimisht u largua nga vendi i ngjarjes, më pas u vetëdorëzua.

Makina me 500 kuaj fuqi “fluturonte” në zonën 30 km/h

Sipas raportit zyrtar të Policisë Kantonale të Cyrihut, aksidenti ndodhi të shtunën rreth orës 23:30. Automjeti, një SUV i fuqishëm BMW me mbi 500 kuaj fuqi, po lëvizte nga Engstringerstrasse drejt Grabenstrasse.

Ekspertët e policisë, bazuar në gjurmët në vendin e ngjarjes, konkluduan se makina po lëvizte me shpejtësi shumë më të madhe se ajo e lejuar, në një zonë ku kufizimi është strikt 30 km/h.

Pas një kthese djathtas, vozitësi humbi kontrollin mbi automjetin e fuqishëm. Automjeti doli nga rruga nga ana e djathtë, duke shkaktuar një seri përplasjesh. Së pari rrëzoi një dritë për ndriçim në rrugë, më pas goditi një pemë pranë rrugës, në fund, u përplas me pjesën e përparme, në fasadën e një shtëpie banimi.

Sipas raportimeve, pas aksidentit, pasagjeri – një 39-vjeçar nga Maqedonia e Veriut – mori lëndime të rënda. Në vend që të kërkonin ndihmë të menjëhershme, shoferi dhe një grua, ende e paidentifikuar, që ishte në automjet, u larguan nga vendi i ngjarjes, duke e lënë viktimën pa ndihmë. Shërbimet e emergjencës arritën shpejt dhe e transportuan të plagosurin në spital, ku ai ndërroi jetë të dielën pasdite.

Shoferi dorëzohet, pasagjerja në kërkim

Policia dhe Prokuroria Publike e Cyrihut-Sihl nisën menjëherë një hetim të gjerë. I detyruar nga rrethanat, vozitësi u paraqit në stacionin e policisë të dielën, pak para orës 12:00, dhe iu dorëzua autoriteteve.

Hetimi vazhdon pa ndërprerje, ndërsa policia ende kërkon gruan që ishte në automjet për të zbuluar rolin dhe identitetin e saj. 

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…