Zyra e BE-së në Kosovë: Në prill të vitit të ardhshëm, fillojnë punimet për instalimin e filtrave në Termocentralin Kosova B

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, ka bërë një njoftim të rëndësishëm në lidhje me prodhimin e energjisë në Kosovë.

Ata kanë njoftuar se punimet për instalimin e filtrave në Termocentralin Kosova B, do të fillojnë në prill të vitit të ardhshëm.

Nga kjo zyrë e BE-së, kanë njoftuar se ky projekt financohet nga BE-ja dhe se është një investim i madh.

“Ky investim i madh do të zvogëlojë ndjeshëm emetimet e pluhurit dhe oksideve të azotit – NOx – dhe do të përmirësojë cilësinë e ajrit në të gjithë Kosovën dhe rajonin. Me 3.7 miliardë euro të investuara në 🇽🇰 Kosovë që nga viti 1999, BE-ja mbetet partneri më i fortë i Kosovës dhe ofruesi më i madh i ndihmës financiare”, ka njoftuar BE.

POSTIMI

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…