Tentim-vrasje në Fushë Kosovë, një grua në gjendje kritike, arrestohet i fejuari i saj0

Njësitet policore kanë intervenuar pas një rasti të dyshuar të vrasjes në tentativë Fushë Kosovë, ku një grua ka pësuar lëndime nga thika dhe është dërguar në QKUK në gjendje kritike.

Policia ka arrestuar të fejuarin e saj, me të cilin viktima bashkëjetonte, ndërsa në vendngjarje është sekuestruar një thikë e dyshuar si mjet i përdorur.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje pas intervistimit.

Njoftimi:

VRASJE E RËNDË NË TENTATIVË

Fushë Kosovë / 29.11.2025-07:45. Njësitet policore pas pranimit të informatës lidhur me rastin, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë takuar viktimën f/k, e cila dyshohet se kishte pësuar lëndime me mjete të mprehta. Viktima pas tretmanit fillestar mjekësor në QKMF, është dërguar në QKUK dhe i është nënshtruar operimit për shkak të gjendjes kritike të saj. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari m/k-i fejuari i saj me të cilin ishte duke bashkëjetuar, nën dyshimin se i njëjti është i përfshirë në rast. Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar një mjet të mprehtë-thikë, e cila dyshohet se është përdorur në rast. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

  • Shkrime të ngjashme

    Arratisja e Altin Ndocit, arrestohet pas shkarkimit ish-drejtori i Burgut të Durrësit

    Drejtori i shkarkuar i burgut të Durrësit, Indrit Cërloj, pas arratisjes së Altin Ndocit, është arrestuar nga Policia, si i akuzuar për “shpërdorim detyre”. Pas arratisjes së Ndocit, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve zbardhi të gjitha shkeljet që dyshohet të…

    Shifrat e fushatës: Sa ka investuar AAK për zgjedhjet lokale

    KQZ ka bërë publike detajet financiare të fushatës së AAK-së për zgjedhjet lokale të këtij viti. Raporti i paaudituar tregon se partia e Ramush Haradinajt ka shpenzuar mbi 24 mijë euro, kryesisht për reklama, paga dhe detyrime të tjera, duke…