Protestat në Madrid, thirrje për dorëheqjen e Sanchez dhe zgjedhje të parakohshme

Dhjetëra persona janë mbledhur këtë të diele në një demonstratë antiqeveritare në Madrid për të kërkuar zgjedhje të parakohshme të përgjithshme si dhe dorëheqjen kryeministrit, Pedro Sanchez. Protesta është thirrur nga Partia Popullore Konservatore (PP) e Spanjës nën sloganin “Ja ku është: Mafia apo demokracia?”.- Advertisement –

Kjo protestë vjen tre ditë pasi një nga aleatët më të ngushtë të dikurshëm të Sanchez, ish-ministri i transportit Josr Luis Abalos, u la në paraburgim pasi po hetohet për një skemë të dyshuar ryshfeti për kontrata.

PP-ja vlerësoi se pjesëmarrja ishte 80,000 persona ndërsa delegati i qeverisë qendrore në rajon vlerësoi se gjysma e kësaj shume njerëzish kishin dalë në tubimin në Tempullin e Debodit në qendër të kryeqytetit.

Kjo është protesta e shtatë që Feijoo ka udhëhequr kundër Sanchez që kur ai mori detyrën si president i Partisë Popullore në prill 2022. Sanchez, kreu i Partisë Socialiste të Punëtorëve Spanjolle (PSOE), ka qenë në pushtet që nga viti 2018. Ai i ka kërkuar vazhdimisht falje popullit spanjoll për skandalet që e rrethojnë dhe ka thënë se nuk do të jep dorëheqjen para përfundimit të mandatit të tij në vitin 2027.

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…