Plani i paqes i SHBA-së, ish-presidenti Poroshenko: Ukraina nuk është për shitje, as për një çmim

Ish-presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, ka deklaruar se vendi ka nevojë për unitet të brendshëm dhe ndërkombëtar për të mbijetuar – dhe se toka e saj nuk është “në shitje për asnjë çmim”.

Poroshenko u pyet nëse ndjen se presidenti amerikan, Donald Trump po e detyron në mënyrë efektive Ukrainën të dorëzohet, duke marrë parasysh disa klauzola të planit të paqes që përmendin dorëzimin e tokave ukrainase, raporton skynews.

Poroshenko, i cili ishte president nga viti 2014 deri në 2019, tha se Ukraina “nuk mund të kthehet kurrë” në një “koloni ruse. Ne konfirmojmë me vendosmëri që territori ukrainas nuk është për shitje, për asnjë çmim”.

Ai theksoi gjithashtu se nuk mund të ketë kompromis mbi raportet që kërkojnë kufizimin e madhësisë së forcave të armatosura të Ukrainës.

Për Trumpin, Poroshenko u përpoq të ishte diplomatik – duke thënë se Ukraina ka punuar mirë me presidentin amerikan për vite me radhë dhe duke e lavdëruar për vendosjen e disa prej sanksioneve të para ndaj Rusisë.

Por, ai shtoi se negociatat mbi Ukrainën duhet të përfshijnë ukrainasit, po ashtu edhe ato mbi NATO-n “asgjë nuk është e rënë dakord derisa gjithçka të jetë e rënë dakord”.

Poroshenko u pyet gjithashtu për skandalin aktual të korrupsionit në Ukrainë – dhe iu tha se “nuk është sekret” që ai nuk e pëlqen presidentin aktual, Zelensky.

Ai u përgjigj se “vetëm uniteti i brendshëm mund të shpëtojë kombin tonë. Vetëm uniteti ndërkombëtar mund të shpëtojë kombin tonë” – ndërsa lavdëroi institucionet kundër korrupsionit, të cilat tha se i kishte themeluar vetë.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…