Ndërpritet loja Ajax – Groningen, tifozët gjuajnë fishekzjarrë të shumta (VIDEO)

Ndeshja mes Ajaxit dhe Groningen është ndëprerë përkohësisht shkaku i shumë fishekzjarrëve të hedhura në fushë nga tifozët vendas.

Pas vetëm disa minutave lojë, gjyqtari Bas Nijhuis i dërgoi të dy ekipet në dhomat e zhveshjes shkaku që loja nuk mund të zhvillohej në këtë mënyrë.

Nijhuis për “ESPN” edhe paralajmëroi se do ta përfundojë ndeshjen në rast që përsëritet një rast i ngjashëm shkaku se lojtarët mund të lëndohen, transmeton telegrafi, përcjell KFVA.

“Nëse shihni çfarë po ndodhë këtu, lojtarët mund të lëndohen në sy nga fishekzjarrët. Është vërtetë skandaloze. Nëse ndodhë sërish, mund ta dini se çfarë mund të ndodhë”, deklaroi shkurtimisht ai.

Kjo është hera e dytë që tifozët e Ajaxit veprojnë në këtë mënyrë, pasi edhe ndeshja kundër Heerenveen ishte ndërprerë për të njëjtën arsye.

Të dy ekipet tani kanë dalë në fushë dhe po bëjnë disa përgatitje për ta vazhduar përballjen.

VIDEO

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…