Medalje e argjendtë botërore për karateistin kosovar Islam Selmani

Karateisti kosovar Islam Selmani është shpallur nënkampion bote në kategorinë deri në 60 kilogramë, në Kampionatin Botëror të Karatesë që po zhvillohet në Kajro.

Në finalen e madhe, Selmani u përball me turkun Eray Samdan, një prej emrave më të fortë të karatesë botërore. Pas një dueli tejet të ashpër, ai e mbylli garën si i dyti në botë, duke siguruar medaljen e argjendtë.

Një ditë më parë, Selmani kishte siguruar kualifikimin në finale me një paraqitje mbresëlënëse në gjysmëfinale, ku triumfoi bindshëm 9:1 ndaj uzbekistanasit Mekhriddin Turakhonov.

Me këtë arritje, Islam Selmani bëhet karateisti i parë nga Kosova që fiton një medalje të argjendtë në kampionatin botëror, duke shënuar një nga sukseset më të mëdha në historinë e sportit kosovar

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…