E dhimbshme: Vdes futbollisti i Elbasanit, Silvio Dumani në moshën 15-vjeçare

Klubi i Elbasanit ka njoftuar se ka vdekur 15-vjeçari Silvio Dumani. Në një moshë fare të re, Dumani ishte pjesë e akademisë së futbollistëve të Elbasanit.

Shkaqet që shkaktuan vdekjen e parakohshme të 15-vjeçarit nuk janë bërë publike ndërsa trishtimi ka kapluar futbollin shqiptar.

Klubi i Elbasanit i ka shprehur ngushëllimet familjes Dumani për këtë humbje të madhe.

‘Me dhimbje të madhe njoftojmë ndarjen nga jeta të lojtarit tonë të akademisë, Silvio Dumani.AF Elbasani shpreh ngushëllimet më të thella për familjen Dumani.Pusho në paqe, kampion!-lexohet në njoftimin e publikuar nga klubi i Elbasanit në rrjetet sociale.

POSTIMI

  • Shkrime të ngjashme

    Kurti, Hamza e Abdixhiku dalin me vota minus nga rinumërimi – një kandidat i VV’së 228 vota më pak

    Në 15 komuna është përmbyllur procesi i rinumërimit të votave, që erdhi pas mospërputhjeve gjatë verifikimit të votave të kandidatëve për deputetë. Sipas KQZ’së, nga rinumërimi dikush ka dalë mbi 220 vota më pak. Sipas rezultateve nga 227 vendvotimet e…

    “Pezullim i përkohshëm”, ambasada amerikane flet pas vendimit për vizat imigruese

    Departamenti amerikan i Shtetit të mërkurën dha lajmin se ka marrë vendim për pezullimin e përpunimit të vizave të imigrantëve për qytetarët e 75 vendeve, përfshirë edhe Kosovën. Ambasada amerikane ka dhënë shpjegime. Pas publikimit nga presidenti amerikan, Donald Trump,…