Bajrami: Më 28 dhjetor, vendi çlirohet nga mashtruesit

Ish-deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kritikuar sërish qeverinë në detyrë Kurti, të cilën e akuzon se e mbajti vendin të bllokuar për 9 muaj dhe e çoi përsëri në zgjedhje, shkruan KFVA.

Ajo përmes një postimi në Facebook ka shkruar se më 28 dhjetor kur mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme, vendi do të çlirohet nga, siç i quan ajo, “mashtruesit”.

Postimi i saj i plotë:

Nuk ju kalon as MASHTRIMI I RI se për krejt çka ka ndodhë e çka s’ka ndodhë në këtë vend Albin Kurti nuk ka faj, anipse për 4 vjet i pat krejt nivelet e pushtetit, e që 1 vit i ka uzurpuar ato.

Kur ishin opozitë thoshin: “Kur të vijmë ne në Qeveri do bëjmë mrekullira….”

Sot, prej pesë vitesh, nga mëngjesi deri në mbrëmje përsërisin: “Na pengoj opozita, na bllokoj opozita”.

Po qysh mundet me ju blloku opozita?

Opozita është opozitë pikërisht sepse nuk i ka numrat, nuk e ka shumicën në Kuvend. Nuk është në Qeveri fare.

E qysh po ju bllokon?

Opozita nuk ju pengoi t’i ndërtoni 160 çerdhet.

Opozita nuk ju pengoi ta lironi çmimin e energjisë.

Opozita nuk ju pengoi ta hiqni TVSH-në nga produktet bazë.

Opozita nuk ju pengoi të ndërtoni rrugë magjistrale, disa të nisura që para 7–8 vitesh.

Opozita nuk e futi vendin nën sanksione.

As nuk bëri që SHBA-ja ta ndërpresë dialogun e planifikuar strategjik.

Opozita nuk ju detyroi të lidhni çdo ditë kontrata njëburimore. Opozita nuk e zhyti vendin në korrupsion.

Se kush doli i pari në zgjedhjet e 9 shkurtit, dhe kush e mbajti vendin të bllokuar për 9 muaj duke e çuar sërish në zgjedhje, qytetarët e dinë shumë mirë.

Mos i nënvlerësoni qytetarët!

Më 28 dhjetor, vendi çlirohet nga mashtruesit.

Ani kishe patriota!!!

  • Shkrime të ngjashme

    Bie blloku A3 i termocentralit “Kosova A”

    Njësia A3 e termocentralit “Kosova A” ndodhet aktualisht jashtë funksionit, raporton Kosova Free Voice Agency. Kështu merr vesh Periskopi përmes burimeve , por nuk dihet arsyeja. Ndërsa ,Korporata Energjetike e Kosovës gjatë ditës së djeshme njoftoi se po operojnë njëkohësisht…

    NATO: Kroacia tani do të mbrojë qiellin e saj me Rafale

    NATO ka njoftuar se Kroacia po hyn në një epokë të re të mbrojtjes së saj ajrore, pasi do të marrë plotësisht përgjegjësinë për mbrojtjen e hapësirës së saj ajrore me aeroplanë luftarakë modernë Rafale. Siç thekson NATO në njoftim,…