Alban Krasniqi reagon pasi i shkoi huq insistimi për të votuar nëpër restorante, akuza LDK

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa i ka dhënë të drejtë LDK-së duke i anuluar qendrat alternative të votimit jashtë Kosovës.

Periskopi ka raportuar sot ekskluzivisht për këtë vendim.

Lidhur me këtë ka reaguar njëri nga inicuesit e kësaj ideje, Alban Krasniqi, anëtar i VV në KQZ.

Ai me një gjuhë të ashpër ka akuzuar LDK për urrejtje të mërgatës.

“LDK &Co me ankesën e saj kundër mërgatës në PZAP vërtetoi që e urren mërgatën njëjtë sikur i urren Vuçiqi shqiptarët.
Lumir&Co i keni shpallë luftë mërgatës, dijeni që e keni shpallë ngordhjen tuaj si qenie politike!”, ka shkruar në Facebook.

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…