Adem Grabovci po i rikthehet politikës, propozohet për kandidat për deputet nga dega e PDK’së në Pejë

Ish-shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci, siç duket po i rikthehet garës politike.

Ish-deputeti është i propozuari për kandidat për deputet nga dega e kësaj partie në Pejë.

Përveç Grabovcit, edhe Xhavit Haliti është kandidati tjetër i propozuar nga dega e PDK-së për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare që do të mbahen më 28 dhjetor në Kosovë.

65 vjeçari është një nga bashkëthemeluesit e PDK-së, ndërsa në karrierën e tij politike, ka shërbyer edhe si Zëvendës Ministër i Transportit dhe Telekomunikacionit nga viti 2007, dhe ministër i Financave në qeverinë e përkohshme të Hashim Thaçit.

Ai është ish i burgosur politik dhe nismëtar i pajtimit të gjaqeve në vitin 1990 ku në shtëpinë e tij u nis karvani i pajtimeve, si dhe një nga themeluesit e UÇK-së dhe anëtar i Shtabit të Përgjithshëm.

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…