Abdixhiku thotë se Vetëvendosje e lut LDK-në që të bëhen bashkë: Ofendimet e sharjet i kanë për propagandë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nga një tubim të mbajtur në Prizren ka adresuar kritika në drejtim të Lëvizjes Vetëvendosje duke thënë se gjashtë vitet e qeverisjes së kësaj partie kanë sjellë rezultate katastrofike për Kosovën, shkruan KFVA.

Abdixhiku ka thënë se VV ofendimet e sharjet ndaj tyre i kanë propagandë, dhe sipas tij pasi të përufndojë kjo gjuhë në mbrëmje, ditën i bëjnë ofertë që të bëhen bashkë për të qeverisur.

“Ofendimet sharjet i kanë për propagandë, të vërtetën e kanë letrën e ofertës, e vërteta e tyre është hajde bëhemi bashkë, sepse ata e dijnë që LDK-ja e bën shtetin, sepse ata e dijnë që kuadrot që i ka Lidhja Demokratike e Kosovës nuk i ka askush, sepse ata e dijnë që kur të mbledhemi këtu në Prizren, qtyetin e dytë më të madh në Kosovë, ne nuk flasim qysh me shkatërru shtetin, ne flasim qysh me ndërtu shtetin. Ne nuk mblidhemi dikun se si ta bllokojmë Republikën e Kosovës me një institucion, ne mendojmë si ta bëjmë Republikën më të mirë dhe më të fuqishme dhe ata e dijnë këtë punë. Tjetërçka çka ju flasin militantëve të vet, qe besa disave s’ki edhe çka ju flet, sepse e kanë nis gjuhën e tradhëtarëve, patriotëve, ndaj patriotëve më të mëdhenj të Republikës të Kosovës”

“Neve krejve këtu na thonë: Po doni me e kthy Serbinë në Kosovë. Kush po don me e kthy Serbinë në Kosovë? Pra, për vitin 2025 dhe 2026 kjo është gjuha e vetme që iu ka mbetur. Dhe si të përfundon kjo gjuhë e tyre në mbrëmje, ditën ta shtrojnë ofertën thojnë hajde LDK-ja me u bë me neve bashkë, ju lutem se veç ju jeni më të mirët”, ka deklaruar më tej ai.

Ai ka përmendur rritjen e çmimeve dhe fryrjen e faturave të energjisë elektrike, shkruan Insajderi.

“Kët i kanë 6 vite në krye të qeverisë dhe rezultatet janë katastrofale: Çmimet po rriten, rryma, fatura tash ju vjen edhe më e shtrenjtë e atje Vuk Hamoviqi po përfiton miliona pare të Kosovës prej importit të energjisë elektrike, të cilën këta provojnë me e fshehë. Edhe dje edhe sot ka 300-400 mijë euro në ditë t’i fitojnë. Pra, ky është patriotizmi fals i tyre”, ka deklaruar Abdixhiku.

VIDEO

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…