Spitali i Gjakovës: Pacientja që vdiq dje ishte qe tre vjet në gjendje komatoze

Një grua ka vdekur në Gjakovë mëngjesin e djeshëm Policia e Kosovës në raportin e saj tha se një burrë me të cilin ajo kishte bashkëjetuar ka raportuar për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor.

Por, ndaj këtyre akuzave ka reaguar Spitali i Gjakovës “Isa Grezda”, duke thënë se pacientja M.R. që vdiq dje (e premte) ka qenë në gjendje komatoze (pa vetëdije) për më shumë se tre vjet dhe gjatë gjithë kësaj periudhe është trajtuar në Kujdes Intensiv Qendror.

Spitali thekson se denoncuesi nuk është pjesë e familjes dhe deklaratat e tij nuk përputhen me faktet, duke paraqitur një tentativë të qëllimshme për të njollosur punën e stafit.

“Stafi mjekësor dhe infermierët kanë ofruar kujdes të pandërprerë dhe profesional, në përputhje me protokollet mjekësore për raste të tilla”, thuhet në reagim.

Edhe pse vizitat në Kujdesin Intensiv operohen me rregulla strikte, siç njoftin Spitali i Gjakovës, familjarët e pacientes kanë qenë të pranishëm gjatë gjithë kohës që ajo ka qëndruar në spital.

Spitali ka bërë apel që organet kompetente — Inspektorati Shëndetësor, Policia dhe Prokuroria — të trajtojnë rastin me seriozitet dhe të mos lejojnë shpifje apo manipulime që dëmtojnë punën e punëtorëve shëndetësorë.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…