Shikoni eurogolin e Ernest Muçit në Turqi

Ernest Muçi është kthyer në yllin në rritje të Superligës së Turqisë. Dy supergolat ndaj Istanbul Basaksehir, që i dhanë fitoren në limite Trabzonsporit javën e kaluar janë pasuar nga një magji në ndeshjen e sotme përballë Konyaspor.

Kuqeblutë triumfuan këtë të shtunë në ndeshjen e luajtur në shtëpi me rezultatin 3-1 dhe sulmuesi nga Tirana shënoi një perlë nga goditja e dënimit, në një kënd tepër të vështirë, në javën e 14-të të Superligës.

Muçi e ekzekutoi mjeshtërisht goditjen e dënimit duke goditur nga një kënd shumë i ngushtë nga e majta, në cepin e largët, dhe topi goditi shtyllën dhe përfundoi në rrjetë.

Pavarësisht se skuadra e Çağdaş Atan shënoi golin e parë në fillim të ndeshjes, Trabzoni fitoi me golat e Onuachu dhe Muçi.

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…