SHBA pezullon të gjitha vendimet për azil

Enti për Shtetësinë dhe Imigracionin i SHBA-së (USCIS) ka pezulluar përkohësisht të gjitha aplikimet për azil. Ky vendim vjen si rrjedhojë e kërkesës së Presidentit Donald Trump për një politikë më të rreptë ndaj emigracionit, pas të shtënave me armë ndaj dy ushtarëve të Gardës Kombëtare në Uashington.

Vendimet për azilin do të pezullohen “derisa të sigurohemi që çdo shtetas i huaj të verifikohet dhe të shqyrtohet sa më tërësisht që të jetë e mundur”, shpjegoi Drejtori i USCIS-së, Joseph Edlow.

Ministri i Jashtëm i SHBA-së, Marco Rubio, njoftoi gjithashtu se SHBA-të kanë ndaluar përkohësisht lëshimin e vizave për të gjithë shtetasit afganë. Ai theksoi se për SHBA-në “nuk ka përparësi më të lartë, sesa mbrojtja e kombit dhe popullit tonë”.

Ushtarja e Gardës Kombëtare vdes pas sulmit

Të mërkurën (26.11.) u qëlluan me armë dy ushtarë të Gardës Kombëtare vetëm pak blloqe larg Shtëpisë së Bardhë. Njëra nga viktimat, një gardiste 20-vjeçare, vdiq nga plagët e marra, kurse viktima e dytë, një gardist 24-vjeçar, është në gjendje kritike, njoftoi Prokurorja e Shtetit të Uashingtonit Jeanine Pirro.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…