Parashikimi i motit për nesër dhe ditët në vijim

Nga dita e diel vransirat shpërndahen, e pjesëve të Dukagjinit do të ketë intervale me diell. Minimalet zbresin në -2C, ndërsa maksimalet shkojnë deri në 3C e 5C.

Ditëve të para të dhjetorit, stinës dimërore meteorologjike, po parashihet mot stabil, me intervale më të gjata me diell. Të martën kalojnë vransira, kryesisht shtresore të nivelit të lartë.

Përgjatë ultësirave formohen shtresa mjegulle, apo vransirash të ulëta, që mund të mbeten më gjatë edhe orëve të mesditës.

Temperaturat shënojnë një rritje deri në 7C e 8C, në pjesë ku mund të ketë më shumë kthjellime, derisa në pjesët e mbuluara me mjegull mund të jenë më të ulëta.

Minimalet zbresin në -2C e 0C. Do të dominojnë qetësitë. Orëve të pasdites frynë erë e lehtë jugore 1-4m/s.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…