Osman Azemi në trajtim në Turqi pas aksidentit të rëndë

Aktori i njohur Osman Azemi po vazhdon trajtimin shëndetësor në Turqi, pas një periudhe të gjatë dhe të vështirë rehabilitimi që ka pasuar një aksident të rëndë trafiku.

Azemi ndodhet aktualisht në Stamboll, ku po i nënshtrohet një procesi të specializuar mjekësor për t’u rikuperuar nga pasojat e aksidentit.

Në një postim nga spitali, Azemi ka ndarë një moment nga vizita e tij, ku shihet i pranishëm me Konsullen e Përgjithshme të Kosovës në Stamboll, Suzan Novobërdaliu, e cila e vizitoi aktorin së bashku me stafin e saj. Vizita e Konsullatës reflekton mbështetje dhe solidaritetin me Azemin gjatë këtij procesi të vështirë shëndetësor.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…