Motra e heroit Isa Kastrati: Në MPJD stafit iu ndalua të flisnin me mua, ishte goditje e drejtpërdrejtë pas isha veterane e UÇK-së

Shyhrete Kastrati motra e Isa Kastratit, ka treguar se kishte mbetur për nëntë muaj jashtë sistemit në Ministrinë Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Ajo tha se nuk i është dukur e përshtatshme menaxhmentit për pozitën që dëshironte dhe se sipas saj i ishte ndaluar edhe stafit të komunikonte me të.

Kastrati tha se kjo ishte një goditje pasi ajo ishte veterane e UÇK-së.

Më pas Shyhrete Kastrati është transferuar në një ministri tjetër.

Rastin e fundit që e kam pas dhe nuk m’ka ba me u ndje mirë është se kam mbet jashtë sistemit në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës për nëntë muaj. Si duket kam qenë e papërshtatshme për menaxhmentin, politiken. Unë isha drejtoresh e departamentit dhe ishte drejtoria të cilën unë e kërkoja atë ku kisha punu por me një ndryshim emri. Ajo që e bën me të vështirë atë periudhë është se i është ndaluar stafit që të flasin me mu. Arsyet nuk i di, unë mednoj se ishte goditje e drejtpërdrejtë pas isha si veterane e UÇK-së. Fakti që nuk kisha keqpërdorime në punën time natyrisht që nuk e humba vendin e punës, më transferuan në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal“, tha ajo.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…