‘Kapitulli nuk është mbyllur ende’, pritet rikthimi i Messit te Barcelona

Sergio Aguero ka deklaruar se Lionel Messi mund të rikthehet te Barcelona para përfundimit të karrierës së tij si futbollist.

Aguero tha gjithashtu se shpreson që Messi të “luajë përgjithmonë” dhe se beson në aftësinë e tij për të pasur ndikim te kampionët në fuqi, Argjentina, në Kupën e Botës të verës së ardhshme në Amerikën e Veriut.

“Messi është lojtari më i rëndësishëm që Barcelona ka pasur në historinë e saj. Ai është një legjendë e klubit dhe e qytetit”.

“Messi është sinonim i Barcelonës dhe besoj se e shijoi rikthimin në fushën e Camp Nou. Mendoj se ai kapitull nuk është mbyllur” , ka deklaruar Aguero.

37-vjeçari është mik i ngushtë personal me Messin, pasi të dy u rritën së bashku në ekipet e moshave të Argjentinës.

Ata luajtën 88 herë së bashku me ekipin kombëtar dhe për një periudhë të shkurtër ishin në të njëjtin klub te Barcelona.

Megjithatë, vetëm disa muaj pasi Aguero u transferua te gjigantët spanjollë në verën e vitit 2021, Messi u largua drejt PSG-së për shkak të problemeve financiare të Barcelonës.

Kupa e Botës 2022 pritej të ishte kurorëzimi i karrierës së Messit, por tani, katër vjet më vonë, një nga miqtë e tij më të ngushtë në futboll e mbështet që të shkëlqejë sërish në skenën më të madhe dhe, ndoshta, të bëjë një rikthim sensacional në shtëpinë e tij.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…