Gjykata e Beogradit ia jep 30 ditë paraburgim ish-ushtarit të UÇK-së, Avni Qenaj

Gjykata e Beogradit ka vendosur të vazhdojë paraburgimin e ish-pjesëtarit të UÇK-së dhe shtetasit të Kosovës, Avni Qenaj, për 30 ditë, një vendim që është konfirmuar nga avokati mbrojtës i tij, Xhevdet Smakiqi.

Smakiqi e ka konsideruar këtë veprim si privim të kundërligjshëm nga liria dhe ka kritikuar mungesën e presionit diplomatik efektiv nga Qeveria e Kosovës.

“Në mungesë të një Qeverie serioze të Kosovës vazhdojnë kindnapimet e ish pjestarëve te UÇK-së sepse Qeveria duke u sjellur në mënyrën më jo serioze që 5 vite në negociatat në Bruksel Serbia lehtësishtë shkel marrvëshjet e Brukselit ku garantohet liria e lëvizjes dhe kapitalit si e drejtë themelore njërzore dhe parime themelore të BE-së, por që kjo e drejtë nuk po zbatohet për ish pjestarët e UÇK-së”.

“Ish pjestarit të UÇK-së shtetasit të Republikës së Kosovës Avni Qenaj pa asnjë provë të vetme Gjykata në Beograd dje ia ka caktuar 30 ditë paraburgimin në vend që ai të lirohej nën presionin diplomatik efektiv të Qeverisë normale e serioze që na mungon”, ka shkruar ai.

Ai ka theksuar se familja e Qenajt është e vetmuar dhe po përballet vetë për të mbrojtur të drejtat ligjore dhe lirinë e lëvizjes të të arrestuarit.

“Familja Qenaj në këto dite festive kombëtare gjendet nën ankth ka mbetur e vetmuar pa mbështetjen e shtetit që ka luftuar dhe po detyrohet vet të luftoj përmes angazhimit privat me avokatët e saj të përmbushë të drejtat ligjorë lirinë e lëvizjes edhe për familjarin e saj sikur të mos ekzistonte Qeveria e Kosovës”, ka shkruar tutje Smakiqi.

Sipas tij, pafajsia e Avni Qenaj do të triumfojë por çfarë kuptimi ka ekzistenca e shtetit e Qeverisë së Kosovës kur dështon në secilën fushë.

“Liri për Avni Qenaj dhe gëzuar 28 Nëntorin në çelinë e Beogradit që po mbahet i kidnapuar në kundërshtim me konventat ndërkombëtare”, ka përfunduar postimin Smakiqi.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…