Gjendet i vdekur një 32-vjeçar në banesën e tij në Prizren

Një 32-vjeçar është gjetur pa shenja jete këtë të shtunë në banesën e tij në rrugën “Rifat Krasniqi” në Prizren.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka konfirmuar për gazetën online Reporteri.net se pranë trupit të viktimës është gjetur edhe një armë zjarri.

Prokurori dhe hetuesit kompetentë kanë kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe kanë mbledhur provat e para.

Me autorizim të prokurorit, rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

“Sot, më datë 29.11.2025, rreth orës 13:30, policia ka pranuar informatën se në banesën e tij në rrugën “Rifat Krasniqi” në Prizren, një person është gjetur pa shenja jete.

Në vendngjarje kanë dalë njësitet policore, ku nga dëshmitari – familjar i viktimës – është marrë informacioni se viktima, Xh. B. (32 vjeç), është gjetur pa shenja jete në banesën e tij dhe pranë tij është gjetur një armë.

Lidhur me rastin është informuar prokurori dhe hetuesit përgjegjës, të cilët kanë kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe mbledhjen e provave e dëshmive. Në konsultim me prokurorin kompetent, është iniciuar rast “Hetim i vdekjes””, ka thënë Bytyqi.

  • Shkrime të ngjashme

    Arratisja e Altin Ndocit, arrestohet pas shkarkimit ish-drejtori i Burgut të Durrësit

    Drejtori i shkarkuar i burgut të Durrësit, Indrit Cërloj, pas arratisjes së Altin Ndocit, është arrestuar nga Policia, si i akuzuar për “shpërdorim detyre”. Pas arratisjes së Ndocit, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve zbardhi të gjitha shkeljet që dyshohet të…

    Shifrat e fushatës: Sa ka investuar AAK për zgjedhjet lokale

    KQZ ka bërë publike detajet financiare të fushatës së AAK-së për zgjedhjet lokale të këtij viti. Raporti i paaudituar tregon se partia e Ramush Haradinajt ka shpenzuar mbi 24 mijë euro, kryesisht për reklama, paga dhe detyrime të tjera, duke…