Gazetari kroat Margetiç thotë se Vuçiq ishte i përfshirë në vrasjet e ndodhura me snajper në Sarajevë: Ishte organizatori

Gazetari Domagoj Margetiç ka folur ekskluzivisht për Balkan Talks në Euronews Albania, mbi shkrimin investigativ për përfshirjen e presidentit serb Aleksandër Vuçiç në një grup snajperistësh gjatë viteve të luftës në Bosnje e Hercegovinë. Ai ka dhënë detaje dhe dëshmi nga hetimi, që tregojnë lidhjen e Vuçiç me këtë grup, raporton Euronews, transmeton KFVA.

“Në afërsi të Sarajevës, udhëhiqeshin nga njerëz të një njësie paraushtarake, të cilët kishin leje kalimi nga institucionet serbe. Dhe ajo që dimë tani, dhe çfarë zbulova është se Vuçiç ishte një nga ata që shoqëronte të ashtuquajturit ‘klientë’, dhe Vuçiç mbante një badge të shërbimeve sekrete serbe, ndërsa vazhdonte kalimin. Mirko Blagojević ishte kreu i kësaj njësie paraushtarake dhe ai ka thënë se Vuçiç ishte ai që shoqëronte njerëzit dhe mundësonte lëvizjen e tyre”.

“Ata shkonin nga lokaliteti Ipale tek varrezat hibraike, deri sa kalonin turistët. Shumica e dëshmive të mia mbi këtë hetim janë nga pala paraushtarake serbe, kam folur me eksponentë dhe ish-ekspozentë të Bonsjes, që po ashtu kanë konfirmuar se Vuçiç ka qenë aty. Kam takuar njerëz të njësisë paraushtarake serbe që më konfirmuan se ky ‘safari’ drejtohej nga Sllavko Aleksic dhe Vuçiç ishte pjesë e kësaj njësie. Pra, shumica e informacioneve vijnë nga ushtarët. Nëse e keni parë artikullin tim, unë nuk kam përmendur Serbinë dhe qytetarët serbë, por ata që kanë marrë pjesë.”, ka deklaruar Margetiç.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…