Duel i madh në Stamboll, Eris Bajra ndeshet me Mponji, boksieri shqiptar synon fitoren e rëndësishme

Eris Bajra, kampion IBO Youth ashtu edhe WBO Youth Welterweight në kategorinë e të rinjve do të rikthehet në ring me 13 dhjetor.

Boksieri i talentuar shqiptar me 13 dhjetor do të ndeshet në Stamboll me Makaveli Mponji – boksierin nga Tanzania.

Bajra në tetë ndeshje ka 7 fitore, 4 me K.O dhe një humbje, teksa Mponji ka 12 ballafaqime, 10 fitore dhe 2 humbje.

Ky duel zhvillohet në Stamboll në kuadër të WBO dhe IBO në peshat e lehta, për kampion bote.

Por, kush është Eris Bajra?

Bajra fillimisht ishte kiksbokser, teksa kaloi në boks në vitin 2020. Që atëherë lufton në mënyrë profesionale dhe vazhdon të grumbullojë fitore.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…