‘Vrapimi i Nëntorit’ nis nga Prekazi

“Vrapimi i Nëntorit” përmes shtegut të lirisë është ngjarja e parë që hapë aktivitetet në këtë 28 nëntor në Prekaz në të cilin marrin pjesë mbi 400 vrapues.

Valdete Çollaku, organizatore e këtij aktiviteti tha se sivjet në edicionin e pestë të kësaj gare që për herë të parë nis nga Prekazi ështe numër rekord ipjedëmarrësve që do të garojnë në dy dispilina.

“Janë dy disiplina është 28 kilometra për 28 Nëntorin e 11 kilometra për muajin e njëmbëdhjetë. Starti është në Prekaz  dhe më pas ndahen dy disiplinat dhe përfundojnë të dyja në sheshin “Adem Jashari”, në Skenderaj”, raporton Express, transmeton KFVA.

Ajo tha se sot vrapojnë të lirë falë sakrificës së atyre që kanë dhënë jetën për vendin.

“Për shkak të motit shtegu do të jetë më i vështirë me baltë, mirëpo për shkak të ndenjës dhe arsyes pse mbahet kjo garë, të gjithë vrapuesit e kanë nderin dhe nuk besoj se do të ndiejnë lodhje. Sepse është bërë sakrificë e madhe në këtë vend dhe falë asaj sakrifice ne sot vrapojmë të lirë. Në listën e pjesëmarrësve kemi 410 vrapues, rekord i numrit të vrapuesve në garën e “Vrapimi i Nëntorit”, sot Prekazi ka më së shumti pjesëmarrës është nder i madh, krenari e madhe”, tha Çollaku

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…