Ushtarët bullgarë të KFOR’it kryejnë stërvitje pesëditore në zonën e Dragashit

KFOR ka njoftuar se ushtarët bullgarë që janë pjesë e këtij misioni, kanë kryer një stërvitje pesëditore në zonën e Dragashit. Qëllimi i këtij trajnimi, thekson KFOR’i, është përmirësimi i aftësive të mbikëqyrjes përmes një kombinimi të patrullimeve me mjete dhe në këmbë.

Tutje, shtohet se, stërvitjet e tilla janë thelbësore për të mbajtur një prani të dukshme dhe të paanshme.

Njoftimi i plotë:

Ushtarët bullgarë nga Batalioni Kinetik i Komandës Rajonale Perëndim (RC-W) të misionit KFOR të udhëhequr nga NATO përfunduan një stërvitje pesëditore në zonën e Dragash/Dragaš.

Qëllimi i stërvitjes ishte përmirësimi i aftësive të mbikëqyrjes përmes një kombinimi të patrullimeve me mjete dhe në këmbë, duke siguruar që KFOR-i të ruajë efektivitetin operacional në monitorimin dhe kontrollin e zonës.

Këto stërvitje dhe patrullime janë thelbësore për të mbajtur një prani të dukshme dhe të paanshme, për të rritur ndërgjegjësimin mbi situatën dhe për të mbështetur stabilitetin në mbarë zonën e përgjegjësisë së RC-W.

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një ambient të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe për lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si përgjigjës të sigurisë.

  • Shkrime të ngjashme

    Arratisja e Altin Ndocit, arrestohet pas shkarkimit ish-drejtori i Burgut të Durrësit

    Drejtori i shkarkuar i burgut të Durrësit, Indrit Cërloj, pas arratisjes së Altin Ndocit, është arrestuar nga Policia, si i akuzuar për “shpërdorim detyre”. Pas arratisjes së Ndocit, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve zbardhi të gjitha shkeljet që dyshohet të…

    Shifrat e fushatës: Sa ka investuar AAK për zgjedhjet lokale

    KQZ ka bërë publike detajet financiare të fushatës së AAK-së për zgjedhjet lokale të këtij viti. Raporti i paaudituar tregon se partia e Ramush Haradinajt ka shpenzuar mbi 24 mijë euro, kryesisht për reklama, paga dhe detyrime të tjera, duke…