U zhduk 13 vite më parë, gjendet i braktisur avioni Boeing 737-200

Një Boeing 737-200 i Air India, i konsideruar prej vitesh i zhdukur, është gjetur në një zonë të largët të aeroportit të Kalkutës, duke zbuluar një nga skandalet më të çuditshme të administrimit të ish-kompanisë shtetërore.

Sipas “Telegraph India”, drejtori ekzekutiv Campbell Wilson u shpreh se kompania “as nuk e dinte që avioni ekzistonte”, deri para pak kohësh.

Historia nis në vitin 1982, kur Indian Airlines mori avionin dhe e përdori për transport mallrash, përpara se ai t’i kalonte India Post. Pas bashkimit të linjave ajrore, Boeing-u vijoi shërbimin si avion mallrash derisa u tërhoq në vitin 2012 dhe u la i braktisur në Kalkutë deri në vitin 2022, shkruan KFVA.

U zhduk 13 vite më parë, gjendet i braktisur avioni Boeing 737-200

Kur Air India u privatizua dhe u mor nga grupi Tata, avioni nuk figuronte më në regjistrat zyrtarë. Hetimet tregojnë se administrimi i dobët ka bërë që ai të “zhdukej” gradualisht nga dokumentacioni. 

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…