Spiropali: Procesi në Hagë po rrezikon ta kthejë luftën e Kosovës në padrejtësi historike

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, deklaroi se procesi gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së po rrezikon të kthehet në padrejtësi historike dhe të shtrembërojë të vërtetat e luftës së Kosovës.

Ajo theksoi se “viktima nuk mund të shndërrohet padrejtësisht në agresor dhe agresori në viktimë”.

Ministrja i bëri këto komente gjatë vizitës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në Shkodër, në kuadër të festimeve të 28 Nëntorit.

“Shqipëria në këtë 28 nëntor qëndron qartë në krahët tuaj dhe sot gjyqi në Hagë jo vetëm ndaj ish-krerëve të UÇK-së por një gjyq që duket po nxjerr në tribunë edhe vetë luftën e Kosovës, nuk mund të kthehet në një padrejtësi historike, dhe viktima nuk mund të shndërrohet padrejtësisht në agresor dhe agresori në viktimë”, tha ajo.

Gjatë fjalimit të saj, Spiropali nënvizoi mbështetjen e Shqipërisë për Kosovën dhe rëndësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve, duke përfolur në detaje marrëdhëniet e ndërtuara ndër vite.

Sipas saj, dy qeveritë kanë arritur të transformojnë kufirin nga një ndarje historike në një urë të qëndrueshme bashkëpunimi.

“Të dy vendet tona, të dyja qeveritë tona duke bazuar politikëbërjen mbi realitet e një toke, popullin e një ëndrre dhe dëshirat e përbashkëta kanë transformuar kufirin tonë nga një hendek ndarës në një urë bashkëpunimi. Që nga takimi i përbashkët i të dy qeverive tona në Prizren në vitin 2014, 180 marrëveshje kanë institucionalizuar bashkëpunimin tonë në çdo fushë, por nuk mjaftojnë, më shumë duhet të bëjmë që të afrohemi në të gjitha pikëpamjet dhe t’i realizojmë dhe materializojmë këto marrëdhënie”, tha ajo.

Ajo theksoi se Shqipëria dhe Kosova duhet të ecin së bashku drejt integrimit evropian, duke e parë këtë 28 Nëntor si zotim të përbashkët.

“Prandaj zotimi ynë në këtë 28 nëntor është që ta shndërrojmë flamurin tonë në flamurin 28 që valvitet krenar në Bruksel, për ne, për Kosovën që duhet sa më shpejt të nis bisedimet për anëtarësim ku dy flamujt tanë, të dy shteteve por në fakt të një kombi, të jenë aty në atë tryezë në atë familje që ne i përkasim”, tha ajo.

  • Shkrime të ngjashme

    Udhëheqësja e opozitës venezueliane ia dhuron Trumpit Nobelin për Paqe

    Udhëheqësja e opozitës venezueliane, María Corina Machado, ia ka dhuruar medaljen e saj të Çmimit Nobel për Paqe presidentit Donald Trump gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë, duke thënë se kjo ishte një shenjë mirënjohjeje për angazhimin e tij…

    Bibiliotekisti merrte pagë pa shkuar në punë, arrestohet edhe Drejtori i shkollës – dyshohet se dëmtuan buxhetin mbi 19 mijë euro

    Policia e Kosovës ka arrestuar Drejtorin e një shkollë në Gjilan, si dhe një zyrtar në po të njëjtën shkollë. Ata dyshohen për keqpërdorim të pozitave dhe se kanë dëmtuar buxhetin e shtetit në vlerë mbi 19 mijë euro, shkruan…