Specialja refuzon që Thaçi ta ketë dëshmitar Bislim Zyrapin, i pranon 5 deklaratat

Kryetari i Trupit Gjykues në rastin “Thaçi dhe të tjerët”, Charles Smith, e ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes së Hashim Thaçit për ta shtuar si dëshmitar edhe ish shefin e shtabit të përgjithshëm të UÇK-së, Bislim Zyrapin, qoftë fizikisht e qoftë me shkrim.

Sidoqoftë, Smith ka vendosur që pesë deklaratat e mëparshme të Zyrapit të dhëna në rastet e gjykuara në Tribunalin Penal Ndërkombëtar për krime lufte në ish Jugosllavi më 23 prill 2007, 26 gusht 2011, 1 qershor 2005 dhe 22 e 25 nëntor 2005, të pranohen në kuadër të provave, raporton KFVA.

Kjo është vendosur vetëm për qëllime krahasimi të dëshmive në fjalë me dëshminë e Zyrapit në Dhomat e Specializuara në korrik 2024, nëse ai është kredibil apo është ndikuar nga Thaçi.

Vendimi është në linjë me pëlqimin e Prokurorisë së Specializuar.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…