Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se të shtunën do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu të përziera me borë, në viset e larta reshje bore.

Ndërkaq, të dielën parashiet mot i vranët, me temperaturat minimale që do të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius.

“Të shtunën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu të përziera me borë, në viset e larta reshje bore.Temperaurat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-3gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperendimi e lehte deri mesatare. Të dielën parashihet të mbajë mot i vranët.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-5 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-4m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…