Ministrja në ikje e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, e njohur për huqjet e saj edhe kësaj radhe për 28 nëntor s’e la pa u bërë gaz, shkruan Gazeta KFVA.
Duke u munduar ta uroj festën e Pavarësisë së Shqipërisë Gërvalla i është referuar si “pavarësia e qytetit shqiptar”.
“Kemi ardhur sot nga anë të ndryshme të Kosovës, por edhe si përfaqësues të institucioneve të Republikës së Kosovës, në vendin ku u shpall pavarësia e qytetit shqiptar”, ka thënë Gërvalla gjatë fjalimit të saj për festën e Pavarësisë së Shqipërisë.
Gazeta Metro ka përmbledhur vetëm disa nga huqjet e shumta që nuk kaluan nga syri i publikut e që Gërvalla Schwarz i lëshojë preh që njihet në politikë.
Një huqje skandaloze e që mbahet mend, ministrja e Kurtit e pati bërë edhe me emrin e shkrimtarit shqiptar Ismail Kadare, Gërvalla emrin Ismail e ka bërë Ismael, teksa e ka kujtuar atë.

Gërvalla tashmë njihet si person i huqjeve, dhe zakonisht merr vëmendjen çdo postim i saj apo deklaratë që lëshon, duke përcjell me ngulm.
Çka e bënë edhe më bizare është se ministrja ka pasur huqje edhe në Diplomaci ku nuk janë të pakta. Ajo kishte bërë një post në llogarinë e saj në Twitter, ku atë botë kishte ngatërruar profilin e ministrit të Jashtëm të Maqedonisë së Veriut me një person tjetër.


Hala më keq. Gërvalla kishte ngatërruar flamujt, teksa po lëshonte një urim për shtetin e Andorrës me rastin e ditës së pavarësisë.
Në postimin e publikuar faqen zyrtare në ‘twitter’ të MPJ-së, në vend të flamurit të Andorrës është vendosur flamuri i shtetit të Moldavisë.
“Me rastin e Ditës së Pavarësisë së #Andorrës, urojmë një ditë të lumtur dhe prosperitet të vazhdueshëm për të gjithë qytetarët e Moldavisë Kosova mezi pret të forcojë marrëdhëniet me Moldavinë”, është teksti origjinal i postimit.

Flamujt e Andorrës dhe Moldavisë kanë ngjyrat e njëjta, megjithatë dallojnë jashtëzakonisht shumë në simbolet që kanë brenda flamurit.

Kjo nuk ishte hera e parë që kishte probleme me flamuj Ministrja e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, ku kishte ngatërruar flamurin e NATO-së me atë të Kombeve të Bashkuara.

Rast tjetër ishte kur Gërvalla vitin 2022 kishte uruar homologun e saj, Ratisllav Kaçerin për pranimin e detyrës si Ministër i Punëve të Jashtme të Sllovakisë, duke treguar se nuk e njeh aq mirë gjuhën angleze.
Ajo ka dështuar që të shkruajë si duket fjalinë “I look forward to working…” duke ia ndërruar kohën foljes “work”.

Nuk përfundon me kaq, Schwarz gjatë vizitës së saj në Mitrovicë, gjatë ndalesës në kompleksin “Isa Boletini” në Boletin, e kishte ngatërruar Gazmend Boletinin, stërnipin e heroit Isa Boletini, me kryetarin e komunës së Zveçanit, Ilir Peci.
“Mirëmëngjesi kryetar,” i tha Gërvalla, ndërsa Boletini reagoi menjëherë: “Jo, nuk jam kryetari, unë jam stërnipi i Isa Boletinit.”
E hutuar në çast, Gërvalla u përgjigj me një ndjesë, “Ahh, më falni.”Boletini më pas sqaroi se kryetari i Zveçanit, Ilir Peci, ndodhej brenda komplek.
Krahas ngatërrimit të flamujve, etiketimin e personave të gabuar në postimet e saja, këtë herë ajo kishte bërë gabime drejtshkrimore kur kishte shkruar për 20 vjetorin e sulmeve të 11 shtatorit.
Gërvalla në postimin e parë ka përdorur fjalën “ob” në fjalinë e saj, fjalë kjo që nuk ka kuptim në shkrimin që ajo ka bërë në Twitter.
“9/11 was not only an attack on America. It was an attack on all of us, ob our way of life”, shkruhej ndër të tjera në postimin e parë të Gërvallës.

Por pak ka rëndësi ajo që më vonë e kishte përmirësuar. Postimin e dytë fjalën “ob” e ka zëvendësuar me fjalën “against”.


Këto janë veç disa nga huqjet e shumta që kishte bërë Gërvalla e cila kohëve të fundit njihet me qasje të njëjtë të gjuhës duke iu vërsulur gjithkujt që s’mendon njëjtë si ajo.
