“Motori i Prishtinës”: Kreshnik Smajlaj kandidon për deputet me mbështetje të plotë nga Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shpallur fuqishëm mbështetjen e tij për kandidaturën për deputet të Kreshnik Smajlajt, një prej figurave më dinamike dhe më të përkushtuara të Prishtinës.

Në një reagim publik, Haradinaj vlerëson se Kreshnik Smajlaj është shembulli i sipërmarrësit modern që nuk u dorëzua asnjëherë përballë sfidave, por vazhdoi të investojë dhe të krijojë mundësi të reja për të rinjtë – në një kohë kur shumë të rinj po largohen nga vendi.

Haradinaj thekson se Smajlaj ka arritur të bëhet frymëzim për shumë prodhues vendorë dhe komunitetin e biznesit, falë punës së tij të palodhshme dhe përkushtimit të vazhdueshëm. Ai e cilëson rastin e Smajlajt si të veçantë, ndërsa e vendos atë në qendër të modelit të zhvillimit që i duhet Prishtinës dhe Kosovës.

Kreshnik Smajlaj ishte asambleisti më i votuar në Prishtinë nga lista e AAK-së në zgjedhjet e fundit lokale, ndërsa tani, sipas Haradinajt, kandidatura e tij për deputet është një hap natyral dhe i merituar drejt përgjegjësive më të mëdha në nivel qendror.

“Përkushtimi që ka e dallon nga të tjerët. Ai kthen shpresën, sjell energji dhe vizion për një Prishtinë dhe Kosovë të zhvilluar”, ka deklaruar ndër të tjera Haradinaj, duke i uruar suksese në garën për deputet dhe duke konfirmuar se Smajlaj do të jetë edhe shef i shtabit zgjedhor në kryeqytet.

AAK tashmë ka bërë të qartë se Smajlaj do të jetë një nga emrat kryesorë të fushatës në Prishtinë, me synim të sjellë votën e të rinjve, besimin qytetar dhe frymën e zhvillimit ekonomik për vendin.

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…