Jep dorëheqje shefi i stafit të Zelenskyt pas akuzave për korrupsion

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky njoftoi se ka dhënë dorëheqje shefi i tij i kabinetit, Andrii Yermak.

Kjo vjen pas një bastisjeje nga hetuesit anti-korrupsion në shtëpinë e zyrtarit ukrainas, e cila u realizua gjatë ditës së sotme.

Lideri ukrainas ka njoftuar gjithashtu një ristrukturim të zyrës presidenciale si pasojë e largimit të Yermakut.

Zelensky njoftoi lajmin përmes një videoje të shpërndarë në Telegram, raporton skynews.

“Rusia dëshiron me të vërtetë që Ukraina të bëjë gabime. Nga ana jonë nuk do të ketë gabime”, shkroi ai.

Ndryshe, Yermak ishte i ngarkuar me negocimin e shkëmbimeve të të burgosurve me Rusinë që nga pushtimi i parë i Moskës në vitin 2014. Ai gjithashtu mbikëqyrte komunikimet me SHBA-në.

Në shkurt të vitit 2020, Zelensky e emëroi atë shef të stafit të tij, me fokusin kryesor të Yermak në luftën e Rusisë në Ukrainën lindore.

Që atëherë, Yermak ka forcuar pozicionin e tij si brenda Ukrainës ashtu edhe më gjerë.

Kohët e fundit ai udhëhoqi delegacionin ukrainas në bisedimet me SHBA-në në Gjenevë mbi një zgjidhje të mundshme të luftës në Ukrainë. /KFVA/

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…