Gjendet i vdekur në pendën e Livoqit 32 vjeçari që u raportua i zhdukur dje në Gjilan

Është gjetur i vdekur 32 vjeçari që u raportua i zhdukur ditën e djeshme në Gjilan.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani ka thënë për gazetën online Reporteri.net se pas kërkimeve intensive të zhytësve të FSK-së, trupi i pajetë i viktimës është gjetur në pendën e fshatit Livoq.

Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Sot, me datë 28.11.2025 rreth orës 12:45, gjatë vazhdimit të kërkimeve intensive, ekipet e specializuara të zhytësve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë arritur të gjejnë në pendën e fshatit Livoq trupin e pajetë të personit të raportuar si i zhdukur më datën 27.11.2025, vdekjen e të cilit në vendin e ngjarjes e ka konstatuar ekipi mjekësorë.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, tha Osmani.

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…