Distria Krasniqi siguron gjysmëfinalen në Abu Dhabi Grand Slam 2025

Xhudistja kosovare Distria Krasniqi ka vazhduar formën e saj të shkëlqyer në turneun prestigjioz Abu Dhabi Grand Slam 2025, duke siguruar kalimin në gjysmëfinale.

Në çerekfinale, kampionja olimpike arriti të triumfonte ndaj xhudistes izraelite Gefen Primo, të cilën e mposhti me Waza-ari, duke treguar edhe një herë forcën dhe stabilitetin e saj në kategorinë -52 kg.

Në gjysmëfinale, Krasniqi do të përballet me xhudisten nga Hungaria, Reka Pupp, në një duel që pritet të jetë tejet i fortë dhe vendimtar për garën drejt medaljes.

Kosova vazhdon të përfaqësohet denjësisht në arenën ndërkombëtare, ndërsa Distria mbetet një nga sportistet më të suksesshme dhe më të besueshme të xhudos shqiptare.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…