Distria Krasniqi fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dhabit

Xhudistja jonë, Distria Krasniqi ka arritur të fitojë medalje të bronztë në kategorinë deri në 52 kilogramë në Grand Slamin që po mbahet në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Distria e ka bërë edhe një herë krenare shtetin e Kosovës, por edhe gjithë shqiptarët duke rrëmbyer medaljen e radhës, e cila vjen pikërisht në ditën e festës së flamurit, 28 nëntor.

Xhudistja nga Peja e ka mposhtur kundërshtaren e saj holandeze, Naomi Van Krevel, duke fituar kështu medaljen e bronztë me anë të repesazhit.

Ndryshe, pejania i nisi mirë garat gjatë ditës së sotme duke mposhtur në xhiron e dytë rusen, Katrina Efimova, në kategorinë deri në 52 kilogramë për të kaluar në çerekfinale, ku e mposhti me ‘waza-ari’ izraeliten Gefen Primo dhe duke kaluar në gjysmëfinale.

Megjithatë, në gjysmëfinale, kampionia olimpike ishte e pafat duke u ndalur nga hungarezja Reka Pupp, të cilën e dominoi gjatë lojës së rregullt.

Distria humbi në ‘golden score’, ku pasi iu anulua një ‘waza-ari’, gjyqtarët vendosen t’ia japin më vonë një pikë kundërshtares së saj e cila kaloi në finale.Ndryshe, përveç Distrisë, Kosova përfaqësohet edhe nga Laura Fazliu (-63kg), e cila garon të shtunën dhe Shpati Zekaj (-100kg) që garon të dielën.

  • Shkrime të ngjashme

    Arratisja e Altin Ndocit, arrestohet pas shkarkimit ish-drejtori i Burgut të Durrësit

    Drejtori i shkarkuar i burgut të Durrësit, Indrit Cërloj, pas arratisjes së Altin Ndocit, është arrestuar nga Policia, si i akuzuar për “shpërdorim detyre”. Pas arratisjes së Ndocit, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve zbardhi të gjitha shkeljet që dyshohet të…

    Shifrat e fushatës: Sa ka investuar AAK për zgjedhjet lokale

    KQZ ka bërë publike detajet financiare të fushatës së AAK-së për zgjedhjet lokale të këtij viti. Raporti i paaudituar tregon se partia e Ramush Haradinajt ka shpenzuar mbi 24 mijë euro, kryesisht për reklama, paga dhe detyrime të tjera, duke…