BIK: Në të gjitha xhamitë e Kosovës u mbajt hytbe e veçantë kushtuar 28 Nëntorit

Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) ka njoftuar se sot, në të gjitha xhamitë anekënd vendit, me rekomandim të Myftiut të Kosovës, Naim Tërnava, u mbajt një hytbe e përbashkët kushtuar festës së 28 Nëntorit.

Në këtë hytbe u theksua se 28 Nëntori nuk është më vetëm një datë e rëndësishme në kalendarin tonë, por është shndërruar në një simbol të bashkimit rreth interesit kombëtar.

“Duke e cilësuar përkushtimin për atdheun si një detyrë fisnike të çdo qytetari, u përmend se dashuria për atdheun të afron më tepër te Zoti dhe se sakrifica për të është një vepër që të ngre në radhët e dëshmorëve.”

Një nga pikat e rëndësishme të hytbes ishte edhe theksimi i kontributit themeltar të parisë myslimane për kombin dhe arsimin, duke ngritur zërin kundër keqdashësve që, siç u tha, sot po synojnë ta shndërrojnë çështjen kombëtare në burim përçarjeje.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…