Begaj përcjell urimet e Trump për shqiptarët: Shqipëria do të qëndrojë gjithmonë përkrah SHBA-së

Presidenti shqiptar, Bajram Begaj, përmes një postimi në X përcolli urimet e presidentit amerikan, Donald Trump, për shqiptarët në Ditën e Pavarësisë.

“Ndihem i nderuar t’u përcjell përshëndetjet e Presidentit Trump shqiptarëve për Ditën e Pavarësisë. Faleminderit SHBA, dhe faleminderit presidentit amerikan Donald J. Trump për mesazhet e ngrohta dhe pozitive në këtë ditë të rëndësishme”.

Begaj tha se vendi i tij mbetet i përkushtuar për të punuar me SHBA-në dhe se Shqipëria gjithmonë do të jetë krah saj.

“Shqipëria mbetet e përkushtuar për të punuar me Shtetet e Bashkuara në prioritetet tona të përbashkëta. Shqipëria gjithmonë ka qëndruar dhe do të qëndrojë gjithmonë përkrah Shteteve të Bashkuara. Zoti i bekoftë kombet dhe popujt tanë!”.

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…