Ali Ahmeti për 28 Nëntorin: Të gjithë bashkë, e kemi obligim që shtetësinë e Kosovës ta rrumbullakësojmë në partneritet me SHBA dhe BE

Ish-eprori i UÇK, njëherit kryetari i BDI-së në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti ka uruar festat e 28 nëntorit, duke thënë se kobi duhet dhe nderohet me vepra dhe me përkushtim çdo ditë, në çdo gjë që bëhet dhe çdo gjë që thuhet.

Ahmeti thekson nevojën për konsolidimin e shtetësisë së Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian.

“Kombi duhet dhe nderohet me vepra dhe me përkushtim çdo ditë, në çdo gjë që bëjme dhe çdo gjë që themi”, shkruan ai ne Facebook.

Postimi i plotë:

Një komb, një gjuhë, një flamur, një qëndrim, të bashkuar në Europë.

Kombi duhet dhe nderohet me vepra dhe me përkushtim çdo ditë, në çdo gjë që bëjme dhe çdo gjë që themi.

Të gjithë bashkë e kemi obligim ta ndihmojmë Shqipërinë që të anëtarësohet në Bashkimin Europian më 2030.

Të gjithë bashkë e kemi obligim që shtetësinë e Kosovës ta rrumbullakësojmë në partneritet me 🇺🇸 dhe 🇪🇺.

Të gjithë bashkë e kemi detyrim barazinë në Maqedoninë e veriut dhe integrimin europian.

Të gjithë bashkë i kemi amanet shqiptarët në Luginë, Mal të zi dhe mërgatë.

Shqiptarë të mi të dashur, Shqipërisë i qofshim falë, gëzuar Ditën e Flamurit dhe të shpalljes së pavarësisë, e përjetshme Shqipëria.

Rroftë kombi ynë, rroftë Shqipëria, lavdi dëshmorëve të kombit!

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…