Ademi-Islami: Kanceri i gjirit më i shpeshti tek gratë në Kosovë, te burrat prin karcinoma e mushkërive

Onkologia Dafina Ademi-Islami ka folur për llojet më të shpeshta të kancerit në vendin tonë dhe faktorët që ndikojnë në këto statistika.

Sipas saj, struktura demografike e popullatës në Kosovë luan rol kyç në llojet e kancerit që paraqiten më shpesh.

“Në vendin tonë, meqë jemi popullatë e re, te gratë kanceri numër një është kanceri i gjirit. Ndërsa te burrat, si kancer më i përhapur është kanceri i mushkërive”, tha ajo gjatë intervistës.

Ndryshe nga vendet e zhvilluara, ku popullata është dukshëm më e moshuar, atje kanceri i prostatës shfaqet më shpesh tek burrat. Pikërisht moshat më të larta janë arsyeja pse statistikat dallojnë.

“Në vendet e zhvilluara përqindja e personave mbi 65 vjeç është shumë e lartë, prandaj atje flitet për kancer të prostatës si më të shpeshtin. Te ne, ende dominon kanceri i mushkërive”, sqaroi Ademi-Islami.

Onkologja theksoi gjithashtu se nuk ekzistojnë ushqime “mrekullibërëse” që e shërojnë kancerin, por zgjedhjet e shëndetshme në të ushqyer janë thelbësore: “Ushqyerja e shëndetshme është shumë e rëndësishme për trupin dhe imunitetin – jo vetëm pas diagnostikimit, por gjatë gjithë jetës”.

Ajo potencoi se stili i jetesës, aktiviteti fizik dhe reduktimi i faktorëve të rrezikut janë aleatë të rëndësishëm në parandalim.

Ademi-Islami bëri thirrje për më shumë edukim shëndetësor në shkolla, duke theksuar se fëmijët ekspozohen herët ndaj produkteve të dëmshme, veçanërisht pijeve energjike.

“Duhet më shumë edukim për të rinjtë dhe ndalimi i pijeve energjike te fëmijët, të cilat po bëhen shqetësim serioz në shëndetin e tyre”, theksoi ajo.

  • Shkrime të ngjashme

    Arratisja e Altin Ndocit, arrestohet pas shkarkimit ish-drejtori i Burgut të Durrësit

    Drejtori i shkarkuar i burgut të Durrësit, Indrit Cërloj, pas arratisjes së Altin Ndocit, është arrestuar nga Policia, si i akuzuar për “shpërdorim detyre”. Pas arratisjes së Ndocit, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve zbardhi të gjitha shkeljet që dyshohet të…

    Shifrat e fushatës: Sa ka investuar AAK për zgjedhjet lokale

    KQZ ka bërë publike detajet financiare të fushatës së AAK-së për zgjedhjet lokale të këtij viti. Raporti i paaudituar tregon se partia e Ramush Haradinajt ka shpenzuar mbi 24 mijë euro, kryesisht për reklama, paga dhe detyrime të tjera, duke…