“Vjosa Osmanin deri natën e fundit, nuk e kam shti në listë në zgjedhjet e 2017”, Mustafa: U bë me insistimin e Avdullah Hotit

Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ish-kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, thotë se në vitin 2017 ai nuk ka qenë pro që Vjosa Osmani të jetë pjesë e listës së LDK-së për deputetë.

“Edhe nuk e kam shti të në listë për deputetë deri natën e fundit diku nga ora 23:00. Dhe e kam shti me insistimin e Avdullah Hotit, sepse e caktuam për kandidat për kryeministër dhe ai me tha se mund të dëmtohen nëse nuk është edhe Vjosa në listë sepse ajo mund ta ketë një numër të caktuar te votave”, rrëfeu mbrëmë Mustafa në Pressing.

Ai thotë t’i ketë thënë Hotit se nëse mendon që mund te ketë komunikim me Osmanin, ai personalisht nuk ka asgjë kundër që ajo të jetë pjesë e listës së LDK-së për deputetë.

“dhe i thashë se këtë komunikim unë nuk mund ta siguroj sepse edhe vet kam pas problem me Osmanin sa ishte brenda grupit, edhe ne kishim problem se si me bo debat se si me ratifiku marrëveshjen e demarkacionit të cilin e kërkonin amerikanët dhe evropianët prej nesh”, tha më tej Mustafa, sipas të cilit puna e demarkacionit ishte çështje strategjike dhe jo çështje e Kosovës.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…