Ulen temperaturat, sot parashihen edhe reshje bore

Reshje të shiut që përfshinë vendin gjatë natës, vazhdojnë orëve të mëngjesit të ditës së enjtë. Paradite parashihet të pushojnë, e mbetet mot kryesisht i vranët dhe i ftohtë nga mesdita.

Temperaturat në rënie, zbresin deri në 1C e 4C, ndërkohë që pjesëve lindore e qëndrore të vendit, pasdite fillojnë edhe të reshurat e dëborës. Vetëm në pjesë më të ulëta, nga Dukagjini, do të jenë të përziera me apo vetëm të shiut. Frynë erë e ftohtë veriore e verilindore, e lehtë dhe mesatare 5-11m/s.

Reshjet e borës parashihet të vazhdojnë orëve të mëngjesit të ditës premtë duke formuar shtresë dëbore edhe pjesëve të ulëta. Lokalisht mund të vazhdojnë orëve të pasdites. Reshjet e dëborës rikthehen natën me kalimin në ditën e shtunë. Temperaturat mbesin të ulëta, ndërmjet -1C e 2C. Frynë erë e ftohtë veriore e lehtë dhe mesatare 4-10m/s.

Të shtunën mbetet mot kryesisht i vranët, me vransira të ulëta. Ditën e diel gradualisht vransirat pritet të shpërndahen. Të hënën mbeten më shumë vransira, mirëpo temperaturat shënojnë një rritje deri në 8C e 9C. Era ndryshon drejtimin në jugore e juglindje, e frynë e lehtë 1-3m/s.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…