Seanca ndaj Thaçit dhe të tjerëve mbahet nesër, më 28 Nëntor – Specialja sërish shpërfill festat shqiptare

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, edhe një herë, po tregojnë mospërputhje me realitetin dhe datat simbolike për Kosovën. Ndërsa në vend më 28 Nëntor shënohet festa e Pavarësisë së Shqipërisë dhe përvjetori i daljes publike të UÇK-së, nesër në Hagë do të jetë ditë pune.

Pikërisht në këtë datë, ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve u është caktuar konferenca përgatitore për gjykim, në procesin ku ai akuzohet për pengim të drejtësisë. Bashkë me Thaçin, në të njëjtin rast akuzohen edhe Fadil Fazliu, Isni Kilaj, Bashkim Smakaj dhe Hajredin Kuçi.

Sipas njoftimit të Gjykatës: “Gjykatësi i vetëm Kristofer Gosnell në çështjen kundër Thaçit, Smakajt, Kilajt, Fazliut dhe Kuçit ka caktuar konferencën përgatitore për gjykimin dhe konferencën përgatitore për gjykimin të ZPS-së për 28 nëntor, në orën 09:30. Në këtë vendim, Gjykatësi Gosnell caktoi afatet 20 nëntor për ZPS-në dhe 24 nëntor për Mbrojtjen për dorëzimin e parashtrimeve për disa pika të rendit të ditës së seancës, përfshirë gatishmërinë e palëve për të filluar gjykimin në javën që fillon më 15 dhjetor”.

Kjo nuk është hera e parë që Specialja cakton seanca në ditë festash për Kosovën. Një rast i ngjashëm ndodhi edhe në Ditën e Pavarësisë së Kosovës, kur pas reagimeve seanca u anulua.

  • Shkrime të ngjashme

    Bie blloku A3 i termocentralit “Kosova A”

    Njësia A3 e termocentralit “Kosova A” ndodhet aktualisht jashtë funksionit, raporton Kosova Free Voice Agency. Kështu merr vesh Periskopi përmes burimeve , por nuk dihet arsyeja. Ndërsa ,Korporata Energjetike e Kosovës gjatë ditës së djeshme njoftoi se po operojnë njëkohësisht…

    NATO: Kroacia tani do të mbrojë qiellin e saj me Rafale

    NATO ka njoftuar se Kroacia po hyn në një epokë të re të mbrojtjes së saj ajrore, pasi do të marrë plotësisht përgjegjësinë për mbrojtjen e hapësirës së saj ajrore me aeroplanë luftarakë modernë Rafale. Siç thekson NATO në njoftim,…