Seanca e Kuvendit Komunal, Rama: Prioritet janë qytetarët, asnjë kalkulim politik s’guxon të vihet mbi nevojat e tyre

Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal, Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se dy vendime janë thelbësore, bartja e mjeteve nga viti paraprak në vlerë 28 milionë euro si dhe votimi për buxhetin e vitit 2026, shkruan KFVA.

“Rama theksoi se prioritet janë qytetarët dhe nuk guxon të vihet asnjë kalkulim politik mbi nevojat e tyre.

“Dy vendime thelbësore, bartja e mjeteve nga vitit paraprak në vlerë 28 milionë euro dhe votmi i buxhetit 2026. Prioritet jane qytetarët. Asnjë kalkulim politik nuk guxon te vihet mbi nevojat e tyre. Kërkoj publikisht që edhe fondet prej 35 milionë eurove të cilat u takojnë qytetarëve me ligj, e nuk kërkojnë procedura në Asamble, por vullnet nga Murati mos të zvarriten”, tha Rama.

“Këtu nuk mbrojmë interesat partiake, por interesin e qytetit dhe qytetarëve”, tha tutje Rama.

  • Shkrime të ngjashme

    Bie blloku A3 i termocentralit “Kosova A”

    Njësia A3 e termocentralit “Kosova A” ndodhet aktualisht jashtë funksionit, raporton Kosova Free Voice Agency. Kështu merr vesh Periskopi përmes burimeve , por nuk dihet arsyeja. Ndërsa ,Korporata Energjetike e Kosovës gjatë ditës së djeshme njoftoi se po operojnë njëkohësisht…

    NATO: Kroacia tani do të mbrojë qiellin e saj me Rafale

    NATO ka njoftuar se Kroacia po hyn në një epokë të re të mbrojtjes së saj ajrore, pasi do të marrë plotësisht përgjegjësinë për mbrojtjen e hapësirës së saj ajrore me aeroplanë luftarakë modernë Rafale. Siç thekson NATO në njoftim,…