Ronaldo sfidon kufijtë e sportit -Futbolli nuk mjafton, hyn zyrtarisht në botën e MMA

Cristiano Ronaldo ka zyrtarizuar hapin e tij në botën e arteve marciale të përziera, duke u bërë aksionar i Way of Warrior FC (WOW FC), organizata spanjolle e MMA-së ku është aktiv edhe kampioni i UFC-së, Ilia Topuria.

Ylli 40-vjeçar e përshkroi MMA-në si një sport që mishëron “disiplinë, respekt, rezistencë dhe kërkim të përsosmërisë”. Ronaldo shprehu krenarinë për këtë partneritet, i cili synon të çojë MMA-në në një nivel të ri dhe të frymëzojë brezin e ri të sportistëve.

Edhe Topuria e konsideroi bashkimin e CR7 me WOW FC si një moment historik për sportin.

Ky hap vjen në një kohë kur portugezi ka folur hapur për afrimin e pensionimit, duke pranuar se “dita po vjen së shpejti”, por se është i përgatitur për të.

WOW FC, me qendër në Madrid, vazhdon zgjerimin global, teksa eventet e radhës janë planifikuar më 28 nëntor (WOW 24) dhe 23 dhjetor (WOW 25). Ndërkohë, Ronaldo vazhdon të zgjerojë portofolin e tij të bizneseve, që përfshin hotele, palestra dhe markën globale CR7.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…